Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e kaluar se Lulzim Basha po negocion dhe po tenton të mbledhë firmat për të qenë kandidat për President të Republikës. Sot nga Shkodra, ish-kryeministri Berisha deklaroi se PD nuk do të votojë asnjë kandidat të Edi Ramës, po ashtu edhe deputetja Grida Duma.
Për Koha Jonë, deputetja u përgjigj shkurtimisht nëse do ta votonte Bashën për president. Ajo tha “Jo!”, pra nuk e voton Lulzim Bashën si President. Kushtetuta parashikon se duhen firmat e 20 deputetëve që një person mund të kandidojë si kandidat për kryetar shteti.