Bayern Muencheni tashmë ka gjetur zëvendësimin për sulmuesin polak Robert Lewandowski. Lewandowski ka gjasa të largohet nga Bayerni këtë verë dhe klubi bavarez është i bindur se polakun mund ta zëvendësojë Sebastien Halleri i Ajaxit.
Madje thuhet se Bayerni ka kontaktuar Ajaxin edhe për Hallerin, pasi ka kohë që është në negociata me ekipin holandez për Ryan Gravenberchin. Për Hallerin, Bayerni është i gatshëm të ofrojë rreth 35 milionë euro pasi 27-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025 dhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira.
Ai ka shënuar 33 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin, ekip që iu bashkua në janar të vitit të shkuar nga West Hami.