Beniada ishte e ftuar sot në “Wake Up”, ku përmendi Donaldin si një nga personazhet që do donte ta kishte në rubrikën e saj “N’trip”. Kur u ngacmua se Donaldi mund t’ia refuzonte ftesën, Beniada i bëri një paralajmërim.

“Ka qenë super lojtar, super njeri. Po më tha “Jo” ia pres veshët. Banorët që nuk i kam njohur ose nuk kam patur lidhje nuk do i ftoja”, tha ajo.

Ndërkohë Donaldi dhe Romeo po përgatisin emisionin e tyre “Më lër të flas” që pritet të fillojë së shpejti në Top Cannel.

Ndërsa Beniafa përpos rubrikës në “E diell”, vijon moderimin në “Procesin Sportiv” krah Edi Manushit dhe Alesja Bamit.