Reali i Madridit kualifikohet mes vuajtjesh për në gjysmëfinalen e Champions League. Madrilenët janë favorizuar nga fitorja 3-1 një javë më parë në Londër ndaj Chelsea duke bërë që tani të presin fituesin e çiftit Manchester City- Atletico Madrid për gjysmëfinalen.

Një humbje e ëmbël 2-3 sonte u jep të drejtë të jenë ata që vazhdojnë ëndrrën Champions.

Ndërkohë në Mynih ka ndodhur “gjëma” për bavarezët. Kampionët e Gjermanisë nuk kanë shkuar dot më shumë se një bararazim 1-1 përballë Vilareal, duke u detyruar ti japin fund aventurës europiane pas humbjes 0-1 në Spanjë.

Real Madrid- Chelsea

Zhbllokimi i takimit erdhi që në minutën e 15-të me Mason Mount. Lojtari është mjaft i saktë, duke çuar topin pas shpinës së Courtouis. 5 minuta më pas, Carvalaj ka mundësi të vendosë ekuilibrat, por nuk shfrytëzon siç duhet një top të ardhur për të brenda zonës.

Në të 35-tën, Rudiger tenton të dyfishojë shifrat, por goditja e tij tregon se nuk është një sulmues.

Rudiger realizon sapo fillon e dyta. Blutë e Londrës marrin zemër dhe gjejnë edhe golin e 3-të me Werner (75′). Loss Blancos zgjohen me Rodrigon, në të 80-tën.

Në kohën shtesë, gjashtë minuta pasi kishte nisur e para, madrilenët gjejnë golin me të përhershmin Benzema, duke i çuar shifrat në 2-3.

Ekipi i drejtuar nga Tomas Tuchel rriti presionin ndjeshëm, duke patur disa raste konkrete për barazimin. Gjithsesi, prapavija e skuadrës së Anchelottit ishte në një natë të mira dhe hapësirat e lëna në shtesën e dytë ishin të vogla. Në fund, ata që gëzojnë janë Real Madrid, të cilët do vazhdojnë rrugëtimin dhe mbeten pretendentët kryesor për të fituar trofeun me veshë të mëdhenj.