Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për shtyp në selinë blu akuzoi kryetarit e Grupit Parlamentar se nuk dëshiron të bashkëpunojë dhe se i shërben Ramës për të mbajtur peng PD.

“DASH në raportin e tij denoncoi haptas dhe publikisht korrupsionin në të gjitha nivelet qeveritare, sepcifikisht aferën përvëluese të inceneratorëve. Denoncoi dhunimi i të drejtave dhe lirive të shqiptareve, presionin mbi mediat, dhunimin e votës së lirë. Denoncoi mungesën e të drejtës së kryetarëve shqiptarë të ndershëm dhe të duhur. Këto bllokojnë ecjen e Shqipërisë drejt BE. Ishte deklarata e drejtorit të DASH për larjen e parave, nuk kishte gjuhë më jo diplomatike, por i detyruar sesa të shprehej që është një turp. Qeveria e lidhur kokë e këmbe me paratë e drogës kërkon t’i legjitimojë. Në kampin opozitar vazhdon procesi i zgjedhjeve në degët e PD, procesi i afrimit dhe përpjekjeve të ndershme të bazës së partisë për shërimin e çarjes së krijuar. Rama nëpërmjet ndonjë pengu të tij në opozitë, mban peng PD përmes procedurave antiligjore të padive pa asnjë bazë ligjore.  Këto janë të destinuara të dështojnë. Pas vendimi të gjykatës së Tiranës, njeriu e parë që kam takuar dhe kam shtrirë dorën ka qenë kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe Gaz Bardhi. U ula me ta për të dhënë mesazhe të shkëputjes nga një periudhë jo normale e PD. Njeriu që e krijoi u largua duke marrë të gjithë përgjegjësitë, por kjo gjeti refuzimin zotit Alibeaj. Alibeaj jo vetëm refuzoi ofertën, por i drejtuar nga Edi Rama përmes Bashës që e shprehu vetë në Shkodër, paditi PD në gjykatë. Padia e tij është absolutisht nul, pasi nuk kanë qenë palë. Aliebaj nuk ka asnjë tagër të firmosë një dokument, përveç se për kohën që njihej si kryetari i grupit Parlamentar. Kryetari i PD dha dorëheqjen, kryetari i PD aktual është vetëm një “Rithemelimi” si kryetari kolektiv kolegjial dhe jo individ. Firmat e të gjithë atyre së bashku. Askush tjetër nuk mund të firmosë në emër të PD.”, tha ai.