Sali Berisha, teksa po largohej nga mbledhja e PD-së u shpreh për mediet se për të Enkelejd Alibeaj nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar, me arsyetimin se “paditi në gjykatë partinë për interes të qeverisë”.

“Për të qenë i hapur me ju, si njeri që isha shprehur për Alibajn, ndonëse me probleme të vërteta statutore, qenia e tij si kryetar grupi ishte me marzh tolerance të padiskutueshëm. Por pas vendimit të tij për të paditur PD-në për llogari të qeverise në gjykatë, ai për mua pushon së qeni kryetar i Grupit Parlamentar“.

Sipas Berishës, Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të bërë padi të tilla, pasi nuk e ka funksionin e kryetarit të partisë.

“Padia nuk ka asnjë bazë, është të mos pranosh një proces që sot nuk e kundërshton asnjë shqiptar”, tha ish-kryeministri.