Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka vizituat sot Shtetet e Bashkuara. Në lidhje takimin me të dhe detajet se si Shtetet e Bashkara do të vijojnë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj, presidenti amerikan Joe Biden, ka mbajtur sot një konferencë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Biden njoftoi ndihmë shtesë për sigurinë për Ukrainën, ndërsa administrata e tij punon për të përforcuar forcat e vendit që po përballet me luftime të fuqimshme kundër pushtuesit rus, raportpio CNN.
“Sot, unë po shpall ndihmën prej 800 milionë dollarë për të rritur më tej aftësinë e Ukrainës për të luftuar në lindje, në rajonin e Donbasit”, tha Biden.
Ai tha se e rëndësishme është të evidentohet puna e rrezikshme e agjensive në terren për mbledhjen e të dhënave dhe ekspozimin e krimeve të luftës.
“Është kaq e qartë për të gjithë botën tashmë. Tani Rusia ka nisur fushatën e saj për të pushtuar territore të reja në Ukrainën lindore dhe ne jemi në një pike kritike, tani kur ata do të krijojnë skenën për fazën tjetër të kësaj lufte. SHBA dhe aleatët e saj po lëvizin sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar armë për forcat ukrainase për të mbrojtur vendin e tyre”, vazhdoi Biden.