Pak ditë më parë Bora Zemani reagoi me një shkrim në Instagram pas gjithë lajmeve që janë bërë për të dhe Donaldin. Ajo tregoi se shumë prej atyre që janë thënë nuk janë të vërteta, por sa i përket dedikimeve dhe ndjesës tregoi që po, është e vërtetë. Në fund Bora theksoi se nuk ka një ribashkim me Donaldin, siç u përfol.

Donaldi nuk u ndal vetëm me dedikime dhe tentativat për ribashkim i vazhdoi edhe në koncerte, ku në një prej koncerteve të fundit i kërkoi fansave t’i bënin tag Borës.

Ndërkohë, moderatorja duket se nuk do të ketë të bëjë fare as me Donaldin, as me familjen e tij, pasi sot ka marrë vendimin e papritur dhe ka hequr nga Instagrami nënën e aktorit. Krah Romeos, Donaldit dhe vëllait të tyre, Mario, ajo ndiqej edhe nga Bora, por tanimë jo.

‘Panorama Plus’ në listën e personave që Bora ndjek nuk është më nëna e ish-partnerit të saj. Në këtë veprim mund të ketë ndikuar fakti që u komentua shumë në rrjetet sociale dhe Bora ka dashur mos të krijojë aludime të kota.