Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, iu drejtua qytetarëve rusë me një video-mesazh. Në të Johnson tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në emrin e tyre.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, foli gjatë video-mesazhit rusisht. Ai tregoi për masakrën në qytetin Bucha dhe u bëri thirrje qytetarëve rusë që të informohen për realitetin dhe të zbulojë të vërtetën rreth pushtimit të Ukrainës dhe ofensivës brutale të Vladimir Putinit në Ukrainë. Boris Johnson tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në emrin e tyre.

Kryeministri i Britanisë së Madhe tha se vrasjet në Bucha nuk janë shumë larg gjenocidit dhe shtoi se Britania e Madhe do të vendosë më shumë sanksione ndaj regjimit të Putinit.