Presidenti amerikan Joe Biden po planifikon të emërojë Bridget Brink si ambasadore të SHBA në Ukrainë.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha pas një vizite në Kiev se Brink, e cila aktualisht është ambasadore e SHBA në Sllovaki, është “me përvojë të thellë në rajon” dhe “do të jetë një përfaqësuese shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara në Ukrainë”.

Njoftimi erdhi pasi Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në vizitën e parë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.