Politikanët Milorad Dodik dhe Zelja Cvijanovic janë sanksionuar nga Britania e Madhe për përpjekjet e tyre për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Liz Truss: Sot kam sanksionuar dy politikanë për minimin e qëllimshëm të paqes në Bosnje dhe Hercegovinë. Sjellja e tyre kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ata do përballen me ndalime udhëtimi, ngrirje të aseteve dhe nuk mund të përfitojnë nga MB.