Britania e Madhe mbështet anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Britania e Madhe do të mbështesë anëtarësimin e Suedisë dhe Finalndës në NATO, lajmin e konfirmoi sekretarja e Jashtme Liz Truss.
“Suedia dhe Finlanda janë të lira të zgjedhin të ardhmen e tyre pa ndërhyrje, Britania e Madhe do të mbështesë çfarëdo që ata vendosin”, shkroi ajo në Tëitter.
Të nxitur nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, duke ndryshuar peizazhin e sigurisë në Evropë, Suedia dhe Finlanda po i afrohen anëtarësimit në NATO. Të dy vendet do të vendosin deri në verë nëse do të aplikojnë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në një telefonatë me gazetarët të enjten se ministria e mbrojtjes e Rusisë është nën udhëzimin e presidentit rus Vladimir Putin për të paraqitur propozime për forcimin e forcave pranë kufijve të Rusisë me vendet e NATO-s.