Bruno Shemsho vendosi t’i bënte një rreng Anës, i ftuar në “Glamour Zone”. Ai e mori në telefon dhe i tha se dëshiron të ndahet nga ajo. Bruno i tha Anës se është kthyer me ish të dashurën.
Ajo nuk është përmbajtur gjatë telefonatës së tyre, duke i thënë Brunos ‘të plaçin damarët e trurit’ si dhe ‘të rëntë damllaja.’ Por shumë shpejt e kuptoi që ishte shaka dhe Bruno ndonëse u mundua nuk e zgjati dot rrengun.
Bruno: Jam në një moment shumë kritik tani dhe doja të thoja që ne të dy duhet të ndahemi
Ana: Ty t’plaçin damarët e trurit, me mua e gjete të bësh kështu shakash?
Bruno: Po flas seriozisht
Ana: Të njoh kur e ke seriozisht dhe kur je me shaka
Bruno: Jam kthyer me ishin
Ana: Më plasi b*tha me kë je kthyer ti. E di që je duke u tallur
Bruno: I erdhi fundi, pse s’më merr seriozisht?
Ana: Sepse po ta kishe seriozisht nuk do më merrje në telefon.