Numri i të vdekurve Bucha vijon të rritet, ndërsa policia e zonës po bën identifikimin e tyre, para se t’i çojë në morg. Forcat ruse hynë në këtë qytet në ditët e para të luftës, duke marrë kontrollin derisa u tërhoqën, nën zjarrin e ushtarëve ukrainas, në fund të javës së kaluar.
“Nuk ka ende një numër përfundimtar të trupave”, tha shefi i policisë Andriy Nebitov.
“Ne jemi duke punuar çdo ditë. Më duhet të them se ka shumë njerëz. Sidomos në zonën e pyllëzuar. Në rrugë. Dhe ne ende nuk kemi parë shtëpi dhe banesa”, shtoi ai.
Ai tha se ekspertët mjeko-ligjorë kishin ekzaminuar deri më tani 200 trupa kryesisht nga rajoni Bucha dhe qyteti fqinj i Irpin. Hetuesit po punojnë ende për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me viktimat, Identitetet e tyre, si shumë kufoma të padeklaruara në qytet ende nuk janë konfirmuar.
Hetimet fillestare tregojnë se ata ishin qëlluar për vdekje dhe disa janë djegur nga ushtarët rusë, përfshirë gra dhe një fëmijë.