Eriselda Shllaku ka luajtur me emra të njohur si Cekja, Met Bega etj dhe në vitet 2000 ka qenë një nga vajzat më të famshme të ekranit.

E ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, Eriselda zbuloi shumë për karrierën e saj dhe jetën personale.

Ajo zbuloi se është single dhe në pritje të princit të kaltër.
“Vazhdoj të jem single. Le të themi që nuk e kam gjetur personin e duhur, e përshtatshëm për veten.

“Është e vetmja gjë që nuk mund të kërkohet në jetë. Mund të kërkosh shumë gjëra, po këtë gjë nuk e kërkon dot. Nuk e përcakton ti momentin, kur do të dashurohesh me dikë apo do të vendosësh të lidhesh me dikë”, u shpreh ajo.