“Save the Children” i heq postin e ambasadorit të bamirësisë Cristiano Ronaldos, pas incidentit të tij të shtunën e kaluar, kur i theu celularin një tifozi 14-vjeçar, pas humbjes së Manchester United ndaj Evertonit.

Ronaldo e goditi djalin autik në dorë, në fund të lojës në “Goodison Park”, duke bërë që atij t’i fluturojë telefoni në tokë dhe të bëhej copash. 14-vjeçari është autik dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, “ka qarë dhe ka mbetur totalisht i tronditur” nga ky veprim i yllit portugez të futbollit.

“Save the Children”, e cila lufton për të mbrojtur fëmijët dhe për të siguruar që ata të ndihen të sigurt, e gjykoi incidentin kundër gjithçkaje që mbështet bamirësia. CR7 kërkoi menjëherë falje për sjelljen e tij në rrjetet sociale, por duket se kjo nuk mjaftoi. Një hetim i policisë është hapur gjithashtu për incidentin, teksa pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, gjithashtu mund të ndëshkohet nga Premier League.

Ronaldo ishte ambasador i “Save the Children” për 10 vite. Mamaja e 14-vjeçarit shpjegoi se Jacob nuk ishte në gjendje të flinte natën e së shtunës, se telefoni i ishte prishur dhe se kishte dhimbje brenda gishtit të madh, si dhe mavijosje të dukshme në dorë.