Butrint Imeri ka gdhendur një tatuazh të veçantë në trupin e tij këtë të enjte. Ai ka bërë një zemër, dy ëngjëj që puthen dhe sipër tyre ka shkruar “Amor eterno” (dashuri e përjetshme).
Jeni kuriozë të dini kujt i dedikohet ky tatuazh kaq i veçantë? Shumë njerëz mund të keqkuptohen, por Butrinti ka treguar për “Iconstyle” se tatuazhi i dedikohet të ëmës.
Kujtojmë se ai është shumë i rezervuar rreth jetës private dhe nuk dihet nëse është në një lidhje dashurie.