Prej disa vitesh, “brunch” është kthyer në një alternativë interesante për fundjavat në Tiranë. Zgjimi i vonët i të dielës, natyra, ushqimi dhe muzika e mirë kombinohen në 17 prill në Beats n’Brunch.
Këtë të dielë, e cila përkon dhe me ditën pa makina, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh të ndryshme, ku nuk do të mungojë dhe muzika më e mirë me DJ e njohur në kryeqytet, por jo vetëm.
Një e dielë alternative që nis në orën 12:00 dhe vazhdon deri natën vonë nën tingujt e muzikës elektronike me të ftuar ndërkombëtarë si Sebastian Leger apo Korolova.
Programi:
Start: ora 12:00 – 17:00
Muzikë me DJ lokalë
Coffee break
Brunch
18:00
Aperitiv
Dj music
21:00
Cocktail and longdrinks
Dj guest: Sebastien Leger
23:00
Dj guest: Korolova