Newcastle pritet të jetë një nga protagonistet e merkatos së verës së ardhshme. Bardhezinjtë janë një hap larg sigurisë matematikore për mbijetesën në Premier League dhe tani po mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Lëvizjet e bëra në merkaton e janarit kanë funksionuar dhe tifozët ëndërrojnë tani që të shikojnë një merkato të verës me shumë fishekzjarrë.
Dikush në Angli beson me të vërtetë se Newcastle do të arrijë ta fitojë Premier League (nuk arrin ta fitojë që nga vitet 1920) para Manchester United.
Ky është mendimi i Jason Caundy, ish-futbollist i Tottenham dhe i Chelsea-t, i cili ka bërë një parashikim të bujshëm në një intervistë të dhënë për TalkSPORT.
“Newcastle mund ta fitojë Premier para United. Kjo është ajo që kanë bërë Manchester City dhe Chelsea me milionët e tyre. Besoj se të njëjtën gjë do të bëjë edhe Newcastle”, ka thënë ai.