Jeta e re profesionale e Gianluigi Donnarumma, pas shumë vitesh te Milan-i, nuk po shkon ashtu siç e kishte imagjinuar portieri shtatlartë. Dhe të mendosh se Donnarumma ka shkuar me bujë në Paris si lojtari më i mirë i Euro 2020 dhe protagonist i triumfit të Italisë. Ish-portieri i kuqezinjve priste të ishte protagonist edhe me PSG-në në Europë. Megjithatë, skuadra e Pochettino-s është eliminuar në 1/8-at edhe për faj të tij, me gabimin e bërë në rastin e golit të parë të Benzema-së, që i ka hapur rrugën përmbysjes së madhe të Los Blancos.
Nuk do të luajë as në Kupën e Botës, me Italinë që është eliminuar nga Maqedonia e Veriut nga një goditje e Trajkovski-t nga jashtë zone, për të cilën është kritikuar gjithashtu Gigio. Një ecuri me ulje-ngritje që mund ta lërë italianin jashtë projektit të klubit francez për sezonin e ardhshëm nëse lajmet që vijnë nga Spanja do të konfirmohen. Sipas diariogol.com, në fakt, në Paris por shtohen gjithmonë e më shumë zërat për zëvendësimin e Pochettino-s në stol me Zinedine Zidane.
Dhe francezi duket se i ka idetë të qarta për portën. Francezi duket se preferon Thibaut Courtois, i cili ka konfirmuar te Real Madrid se është një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Ndër të tjera, një blerje e mundshme e Cortuois nga ana e PSG-së do të shihej si një hakmarrje për lamtumirën e mundshme të Kylian Mbappe. Nuk do të jetë e lehtë të bindet Florentino Perez, por francezët duket se kanë bërë gati një ofertë të dyfishtë marramendëse. Rreth 100 milionë euro për Real-in dhe 17 milionë euro në sezon për lojtarin.