Eridana Çano, Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje tha në konferencën për digjitalizimin: “Suksesi i e-Albanias u replikua dhe u forcua duke bërë një instrument akoma më të fortë në duart e qytetarëve, jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë: platformën e Bashkëqeverisjes, e cila në katër vjet ka mbledhur 153 469 problematika, i ka dëgjuar, i ka adresuar, i ka dhënë përgjigje në kohë reale dhe ka dhënë përgjigje në kohë reale dhe ka zgjidhur mbi 61% të tyre”.
Duke shpjeguar vlerën e Platformës së Bashkëqeverisjes, Çano tregoi se: “Platforma lindi si nevojë jo vetëm për të dëgjuar qytetarët, jo vetëm për t’i dhënë atyre vëmendjen e munguar, por për të mënjanuar zyrat e padobishme të komunikimit të publikut dhe qytetarët, të cilat nuk jepnin zgjidhje. Ajo që bënin ata ishte të sorollasnin qytetarin, krijonin konfuzion, nuk jepnin përgjigje, në fund të ditës prodhonin shkresa pafund”.
Sipas saj vlera më e madhe e Platformës është lehtësimi i qytetarit në kërkimin e dokumenteve, transparenca dhe llogaridhënia më e madhe e adrministratës.
“Komunikimi online për ankesat ishte jo vetëm një risi, por mbi të gjitha një mjet efikas për të monitoruar punën e institucioneve, sepse duke patur sistemin e Bashkëqeverisjes, institucionet dhe titullarët e institucioneve mund të monitoronin çështjet se ku ishin dhe kush ishin personat përgjegjës që nuk kishin dhënë përgjigje apo që duhet ta shtynin procesin përpara.
Lëvrimi i shërbimeve me cilësi dhe në kohë është dhe do të mbetet prioritetet e qeverisjes Rama në të trija mandatet. Për ta bërë realitet këtë angazhim madhor prezantimi i një tjetër nisme të Kryeministrit dhe të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në fillim të vitit 2020 kishim nismën e detyrës së institucioneve të administratës shtetërore për të siguruar dokumentacionin shoqërues të aplikimit pa i dhënë këtë barrë qytetarit apo biznesit, që krijoi një sistem avantgarde monitorimi dhe llogaridhënie për lëvrimin e shërbimeve shoqërues ku ndërveprimi shtet mbi shtet tanimë është lehtësisht i gjurmueshëm”.
Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje shtoi se vlera më e madhe e sistemit dhe me mylljen e sporteleve është lufta kundër korrupsionit.
“Sistemi i qarkullimit të dokumenteve me nënshkrim elektronik ndihmon edhe insitucioneve për të prodhuar më pak shkresa dhe lehtëson qytetarët për të gjetur dokumentat e nevojshme për të kryer më pas aplikimin.
Sistemi që monitorohet përditë nga koordinatorët e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje numëron mbi 109 mijë aplikime në këto dy vite, që ndiqen rigorozisht nga koordinatorët e platformës.
Përmes aplikimit online, aplikimi juaj monitorohet, vetëm nga zyrtarët përgjegjës, që nëse duan e bëjnë, nëse nuk duan kërkojnë më pas rryshfet. Dokementet me vulë elektronike do të monitorohen nga koordinatorët dhe proceset do të shtyhen përpara për të mos lënë asnjë qytetar pa përgjigje. Detyra jonë nuk është vetëm të monitorojmë, por edhe të kontrollojmë dhe të sigurohemi që kultura e pandëshkueshmërisë nuk mbetet vetëm në letër,” shtoi Çano.