Rihanna është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave botërore, këtë radhë për lidhjen e saj me ASAP Rocky.

Nëpër rrjete të ndryshme sociale kanë nisur spekulimet se këngëtarja e famshme amerikane me prejardhje nga Barbadosi është ndarë nga reperi, për shkak të dyshimeve se ai e ka tradhtuar.

Sipas faqes së Louis Piscano në Twitter, Rocky e ka tradhëtuar Rihannën me të cilën po pret një fëmijë, me një prej shoqeve të saj më të mira.

Bëhet fjalë për dizajneren e këpucëve, Amina Muaddi. Dizajnerja u punësua nga Rihanna për të dizajnuar këpucë për Fenty, dhe koleksioni i tyre i parë u lancua në korrik të vitit 2020. Më vonë atë vit, ajo bashkëpunoi me A$AP Rockyn për një koleksion tjetër.

Louis i cili shkruan vazhdimisht artikuj për revistën “Harper’s Baazar” postoi në Twitter se Rihanna nuk është duke e ndjekur më Aminën në Instagram ndërkaq ASAP Rocky po vazhdon t’i ndjekë të dyja.