Ed Sheeran ka fituar një betejë në Gjykatën e Lartë për të drejtat e autorit mbi hitin e tij të vitit 2017 Shape of You.
Gjykata vendosi të mërkurën se kantautori nuk kishte bërë plagjiaturë këngën e vitit 2015 Oh Why sikurse pretendonte këngëtari Sami Chokri.
Pas vendimit, Sheeran përmes një videomesazhi të ndarë me ndjekësit e tij tha se pretendime të tilla të pabaza janë shumë të zakonshme.
“Ekziston një kulturë ku një pretendim bëhet me idenë se një zgjidhje do të jetë më e lirë se sa ta çosh atë në gjykatë, edhe nëse nuk ka bazë për pretendimin. Është vërtet e dëmshme për industrinë e shkrimit të këngëve,” shprehet artisti.