Lajmi i fundit që vjen nga Anglia është i bujshëm! Kylian Mbappe duket se ka vendosur që të ndryshojë të ardhmen e tij së fundmi dhe të vendosë të pranojë super ofertën e Premier League…
Manchester City ka biseduar të familjen e francezit dhe ylli i PSG, që pritej në Madrid, do të fluturojë në qershor në Angli, ku e pret kontrata e madhe prej 40 mln eurosh në sezon bashkë me bonuse.
E gjitha kjo për katër vitet e ardhshme për një total prej 160 mln eurosh për sulmuesin që do të shohë kontratën e tij të skadojë në fund të këtij sezonit me PSG dhe që nuk ka ndër mend të rinovojë.
Sulmuesi i PSG duket se ka biseduar ne telefon me Guardiola dhe eshte bindur nga projekti, teksa City provoi veren e shkuar te merrte Harry Kane nga Tottenham por pa rezultat, kurse tashme ishte ne kontakte me Haaland.
Edhe Ronaldinho është i çmendur pas Kylian Mbappé. Ish-kampioni brazilian foli për francezin në një intervistë për RMC Sport: “Unë e dua atë, ai është fantastik. Ai është një lojtar që të bën të duash të shikosh ndeshje dhe që mund të bëjë gjëra të mëdha. E ardhmja e tij? Ai vendos, kjo është e qartë.
Mendimi im ai mund të qëndrojë në PSG, ai ka gjithçka për të bërë mirë, ka një ekip të madh. Por ai mund të luajë kudo me teknikën e tij … Shpresoj që të bëjë zgjedhjet e duhura. Ai është i fortë, i zoti në driblim, i shpejtë Është e plotë. Ka diçka të Nicolas Anelka, është shumë e ngjashme.”
(ps: kjo ishte nje shaka 1 prilli sepse realisht Mbappe e ka mbyllur me Real Madrid dhe ne vere do te transferohet me Blancos! Madrilene, na falni, por shaka…)
Mos tregoni per 1 prillin ne komente (shhhhhhhhh)