I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari, ka folur për herë të parë pasi këngëtarja konfirmoi se do të bëhen prindër. Ylli i muzikës pop zbuloi ditën e djeshme përmes një postimi në rrjete sociale se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.
“Martesa dhe fëmijët janë një pjesë e natyrshme e një marrëdhënieje të fortë, të mbushur me dashuri dhe respekt. Atësia është diçka që e kam pritur gjithmonë me padurim. Është puna më e rëndësishme që do të bëj ndonjëherë”, shkroi Sam.
Këngëtarja e “Baby One More Time” tashmë ka dy fëmijë të saj me ish-bashkëshortin Kevin Federline: djemtë Sean, 16 dhe Jayden, 15 vjeç. Spears bëri me dije në dëshminë në gjykatë për të shpëtuar nga kujdestaria 13 vjeçare, se nuk ishte lejuar të bënte fëmijë.