Sonte në orën 21:00, në “Wanda Metropolitano”, Atletico Madrid dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Një javë më parë, “qytetarët” e Pep Guardiolës e fituan minimalisht ndeshjen e parë në Angli.

Ata arritën vetëm një herë ta prishnin murin e ngritur nga “Colchoneros” e Simeone falë asistit të Foden dhe golit të Kevin De Bruyne. Prandaj, spanjollët, për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, do të duhet ta mposhtin kundërshtarin e tyre.

Nga ana tjetër, Manchester City ka në dispozicion dy nga tri rezultate. Kushdo që fiton sfidën e dyfishtë do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale. “Los Blancos”, në fakt, megjithë nokautin në “Santiago Bernabeu”, u kualifikuan në kurriz të kampionëve në fuqi të Europës, Chelsea.

Duke u rikthyer në ndeshjen e sotme, Atletico Madrid humbi për herë të katërt ndeshjen e parë të një ndeshjeje në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, jashtë shtëpisë.

Skuadra e Diego Simeone ka kaluar në dy nga tri rastet e mëparshme, megjithatë, duke eliminuar Barcelonën më 2015-2016 (3-2 në total) dhe Bayer Leverkusen më 2014-2015 (1-1 në total, duke kaluar pas penalltive).

Ja fomacionet e mundshme:
ATLETICO MADRID (3-5-2): Oblak; Savic, Felipe, Reinildo; M. Llorente, De Paul, Kondogbia, Koke, R. Lodi; Griezmann, Joao Felix
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Laporte, Aké; Gündogan, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Sterling