Presidenti turk Rexhep Tajiip Erdogan, në një bisedë telefonike ditën e sotme i tha homologut të tij rus Vladimir Putin se dëshironte të shihte një takim me tij dhe presidentit ukrainas Volodymir Zelenskyy. Sipas një deklarate që bëri ditën e sotme, Erdogan nënvizoi rëndësinë e një takimi të përbashkët mes tyre pasi kjo gjë do e zgjidhte më mirë situatën. Ai u shpreh se janë ringjallur shpresat për paqe pas takimit që delegacionet ruse dhe ukrainase kishin para pak ditësh në Turqi.
Presidenti turk shprehu gjithashtu dëshirën e Turqisë për të kurorëzuar përpjekjet e paqes duke bashkuar në një takim presidentin rus dhe homologun e tij ukrainas. Presidenti Putin i Rusisë nga ana e tij falënderoi Presidentin Erdogan për pritjen e takimit ndërmjet delegacioneve negociuese ruse dhe ukrainase në Stamboll.