Përveç Karim Benzema, i cili po zhvillon një sezon për Top të Artë, dhe një Cortuois në formë super, një nga marshet më shumë të Real Madrid-it është sigurisht Vinicius Junior. Braziliani, i transferuar në Madrid në moshë shumë të re dhe me etiketën ‘Neymar-i i ri’, nuk e ka patur shumë të lehtë në fillimin e aventurës së tij me Los Blancos. Ndeshjet e luajtura me skuadrën e dytë të Real-it janë dukur si një ngelje në klasë për një djalosh të paguar për një shifër të lartë prej 45 milionë eurosh.
Megjithatë, pavarësisht dyshimeve të shumta, përgjigjja e yllit brazilian ka ardhur në fushë në këtë sezon, mes rekordeve dhe paraqitjeve të shkëlqyera. Dy të fundit kanë qenë sigurisht ato kundër Chelsea-t në Champions League. Prania e tij në krahun e majtë të sulmit ka qenë një problem i madh për mbrojtjen e kampionëve të Europës në fuqi dhe golat e Benzema kanë ardhur shpesh nga krahu i Vinicius, që në këtë sezon po specializohet për asistet. Megjithatë, as kjo duket se nuk mjafton për të bindur një kampion të botës. Po flasim për Luizao, i cili ka qenë pjesë e Brazilit që ka triumfuar në Kupën e Botës të 2002-shit.
Ish-sulmuesi nuk i ka bërë shumë komplimente bashkëkombësit të tij, pavarësisht sezonit shumë të mirë që po zhvillon te Real Madrid.
“Vinicius është një idiot. Nuk di t’i vjedhë topin portierit, nuk di të shënojë. Duhet të stërvitet më gjuajtjet drejt portës dhe goditjet me kokë”, ka thënë Luizao në podcast-in Reis da Resenha. I kanë vënë në dukje se bën edhe shumë asiste. Por as kjo nuk ka mjaftuar. “Asisti i parë që ka bërë për Benzema me të majtën ka ardhur vetëm tani.
“Ai luan si një demon, por duhet të përmirësohet, të mësojë. Duhet të stërvitet shumë që të mësojë të përdorë edhe këmbën e majtë”, ka shtuar Luizao. Kritika të ashpra, por konsruktive. Dhe në fund, edhe se shpesh harrohet, Vinicius është vetëm 21 vjeç dhe ka gjithë kohën për t’u bërë akoma më i fortë. Deri tani, kura Ancelotti duket se ka funksionuar shumë mirë. Dhe nëse braziliani mund të bëjë akoma më mirë, tifozët e Real Madrid do të jenë shumë të gëzuar.