Dashi

Doni të përfshiheni në një aktivitet të ri, por për ta bërë diçka të tillë keni nevojë për një shumë fillestare parash. Me mbështetjen e familjes, do mund t’i jepni drejtim nismës tuaj. Shëndeti paraqitet më së miri. Këshillohet që të flini pak më shumë, pasi këtë periudhë po pushoni fare pak.

Demi

Kjo ditë mund të rezultojë e paharrueshme për ju, sidomos në fushën e ndjenjave. Për situatën financiare nuk do keni arsye të shqetësoheni, pasi gjatë pasdites do të merrni një shumë parash nga një i afërmi juaj. Mbrëmja do të jetë e qetë nën shoqërinë e familjes.

Binjakët

Gjatë mëngjesit mund të hasni në disa vështirësi financiare, por do arrini që ti kaloni pa u komplikuar. Kjo e diel është dita ideale për t’iu dedikuar aktiviteteve artistike. Mos i lini pas dore detyrimet tuaja familjare, pasi në të kundërt mund të ketë tensione dhe konflikte me partnerin.

Gaforrja

Ekziston mundësia për të takuar një person të rëndësishëm i cili mund t’iu ndihmojë në punën tuaj. Duhet ta mirëprisni një mundësi që do ju jepet, pasi nuk do keni një shans të dytë. Nëse tregoheni të vendosur, do të keni sukses të madh si në punë dhe në jetën sentimentale.

Luani

Bëni kompromis me veten gjatë kësaj dite, pasi gjërat e shumta që keni në plan nuk do ju lënë asnjë moment rehat. Organizohuni mirë në mënyrë që të gjeni kohë për të bërë çdo gjë. Ndonëse mund të jeni duke u përgatitur për një udhëtim, mos e lini pas dore partnerin pasi mund të ndihet keq.

Virgjëresha

Do të jeni shumë të vendosur dhe do t’iu duhet të çoni deri në fund një punë të rëndë, të cilën e keni lënë pas dore prej kohësh. Janë të gjitha mundësitë që t’ia dilni. Më në fund do t’i bëni me dije partnerit arsyet se pse keni munguar ditëve të fundit. Pasditen do e kaloni në shoqëri të mirë me miqtë.

Peshorja

Nëse keni në plan të relaksoheni, do mbeteni të zhgënjyer, pasi do jeni të detyruar të çoni deri në fund disa angazhime që do ju hanë kohë gjithë paraditen. Vetëm gjatë pasdites do të shijoni disa momente relaksi. Shëndeti nuk do të paraqesë asnjë shqetësim.

Akrepi

Dita do ju dhurojë shumë kënaqësi. Do dini si ta shfrytëzoni mbrëmjen për të bërë miqësi të reja. Ata që janë vetëm mund të takojnë shpirtin e tyre binjak. Sa i përket situatës financiare, situata nuk është ndër më të mirat, por nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Rrini të qetë pasi çdo gjë do i kthehet normalitetit shumë shpejt.

Shigjetari

E diela do të jetë dita ideale për të planifikuar pushimet bashkë me familjen. Ata që janë në kërkim të shpirtit binjak duhet të shfrytëzojnë mbrëmjen pasi mund të ketë një takim të bukur. E vetmja këshillë që ju jepet, është që të lini mënjanë druajtjen.

Bricjapi

Do të zgjoheni me humor të keq për shkak të ditës e cila nuk ka qenë shumë pozitive. Këshillohet që të ruani qetësinë, pasi periudha që po kaloni do të kalojë shumë shpejtë. Në fushën e ndjenjave do jetë dita e duhur për të kaluar një ditë jashtë, pasi për shkak të punës nuk i jeni përkushtuar shumë partnerit.

Ujori

Një miku juaj i shtrenjtë do ju propozojë që të bashkoheni me të për një projekt shumë premtues. Këshillohet që t’i vini në peshore anët e mira dhe ato më pak të frytshme, para se të vendosni që të pranoni. Në mbrëmje do të ftoheni në një festë, ndaj pranoheni pa hezitim pasi keni nevojë të relaksoheni dhe të krijoni miqësi të reja. Raporti me partnerin do të jetë përgjithësisht i qetë.

Peshqit

Do të keni një ditë krejt pozitive. Në mëngjes do të përfundoni disa punë pa shumë mundim, ndërsa gjatë pasdites do të relaksoheni me partnerin. E diela nuk është një ditë e mirë për të bërë blerje të shtrenjta, pasi mund të gaboni.