1-Dashi
Femrat e shenjës se dashit duan të përkëdhelen më shumë. Nëse e shikojnë se nuk po i kushtoni vëmendjen e duhur, ato bëhen xheloze dhe të bezdisin. Ajo është e ndershme, e sinqertë dhe tradhtia do e tërbonte.
2-Luani
Femra luaneshë ka autoritetin maksimal dhe në lidhje ajo mundohet të ketë kontrollin e gjërave. Ajo nuk ka pasiguri për ndjenjat e saj dhe bëhet xheloze më shumë për partnerin. Sipas ekspertëve, femra luan ka dëshirën për t’i pasur të tjerët në kontroll, gjë që e bën atë të bëhet xheloze ndaj partnerit.
3-Akrepi
Femra akrep është shumë e vëmendshme ndaj sjelljeve të partnerit dhe nuk toleron në shumicën e kohës. Ajo e zgjedh partnerin me pozicion të mirë në punë dhe kjo e bën të ndihet e pasigurt për besnikërinë e tij. Duhet të dini se një femër akrep nuk fal kurrë!