Kryeministri britanik Boris Johnson dhe ministri i financave Rishi Sunak do të gjobiten për shkak të festës që organizuan, gjatë kohës kur Britania ishte në ‘lock down’ si pasojë e pandemisë nga Covid-19.
Gjoba i referohet një feste të organizuar në rezidencën e kryeministrit gjatë karantinës, me rastin e ditëlindjes së Johnson në qershor 2020. Lideri i laburistëve, Keir Starmer, ka bërë thirrje që dy politikanët të japin dorëheqje.
“Boris Johnson dhe Rishi Sunak kanë shkelur të gjitha ligjet dhe vazhdimisht e kanë gënjyer publikun britanik. Që të dy duhet të japin dorëheqje”, tha ai.
Policia kishte hetuar organizimin e 12 eventeve të mbajtura nga Zyra e Johnsonit në kohën kur në Mbretërinë e Bashkuar kishte masa kundër koronavirusit. Lidhur me këtë rast, deri më tani janë lëshuar 50 gjoba, por policia tha se nuk do të bëjë publik emrat e tyre.