Fifi ka festuar mbrëmë 28 vjetorin e lindjes. Kjo ditë e rëndësishme e gjeti këngëtaren në New York, ku ndodhet prej disa ditësh për shkak të angazhimeve me koncerte.

Në mbrëmje Adisi e ka surprizuar Fifin duke i uruar ditëlindjen teksa ndodheshin në një lokal.

Disa vajza shihen duke mbajtur një tabelë ku shkruhet “Gëzuar ditëlindjen Fifi”, teksa në sfond dëgjohen të gjithë duke e uruar.

Fifi shfaqet shumë e lumtur dhe i dhuron puthje partnerit të saj Adisit, duke falenderuar dhe mikun e saj Ylli Limanin, i cili ka bashkëpunuar për surprizën.