Finlanda dhe Suedia së shpejti mund t’i bashkohen NATO-s, lëvizje që ka të ngjarë ta zemërojnë Moskën.
Zyrtarë të NATO-s kanë thënë për CNN të shtunën se kjo lëvizje do të nënvizonte më tej gabimin strategjik të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.
Sipas tyre, diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë, dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së kanë thënë se çështja u diskutua në takimin e jashtëm të NATO-s të kësaj jave, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki.
Zyrtarët thanë se diskutimet nënvizojnë shkallën në të cilën pushtimi i Vladimir Putinit ka shërbyer vetëm për rigjallërimin dhe unifikimin e aleancës së NATO-s, që është e kundërta e qëllimeve të deklaruara të Putinit përpara fillimit të luftës.