Flamur Noka: Brenda majit do zgjidhet kryetari i ri i PD

Deputeti Flamur Noka deklaron se brenda muajit maj Partia Demokratike do ketë kryetarin e saj të ri. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Noka tha se në prill do mblidhet kuvendi për zgjedhjet e organeve të partisë, më pas do vijojë me zgjedhjet e kryesisë dhe sekretariatit dhe në muajin maj do zgjidhet kryetari me parimin një anëtar një votë. “PD është në një proces dhe nuk e shikoj si problem ndarjen dhe grupimet që në konceptin e ri do mbeten fraksione në parti”, tha Noka duke nënkuptuar afër 10 deputetë që mbështesin ish-kryetarin Lulzim Basha dhe kryetarin e komanduar Enkeled Alibeaj.

Noka tregoi se ka patur një takim të gjatë me Enkeled Alibeaa dy ditë më parë dhe ndonëse nuk kanë patur dakordësi për shumë çështja, bërja e opozitës së fortë ndaj qeverisë i bashkonte. “Nuk duket aq e përçarë dhe e ndarë PD siç e paraqesin ekranet. Ka mosmarrëveshje me këtë gripim që janë rreth 10 deputetë por duhet të dini që në bazë bashkimi dhe pajtimi pothuajse është i kryer. Më shumë problem kanë qenë degët e atyre qyteteve që ishin në zgjedhje më 6 mars dhe që u ndanë në dy grupime, por edhe kjo tahsmë ëhstë e kapërcyer.”, tha Noka. I pyetur nëse Gjykata e Apelit mund të ndryshonte vendimin për Komisionin e Rithemelimit, Noka tha se kjo nuk mund të ndodhë sepse nuk ka palë në këtë proces.

Deputeti Flamur Noka sqaroi edhe çështjen e zyrës së shtypit të PD e cila ditët e fundit është shoqëruar me disa ndryshime. “Së apri dua ta theksoj se zyra e medias në PD ka patur disa ndryshime por nuk ka patur asnjë largim. Floriana Garo është emëruar drejtoreshë dhe ajo ka nisur nga organizimi i punëve. Është hequr nga ëhatsapp dhe aksiesi aty Desada Metaj, e cila nuk ka punë me zyrën e shtypit sepse është anëtare e AMA. Së dyti nuk është hequr askush nga puna. Patrik Sadikaj dikur drejtor aty, tani është specialist i thjeshtë por nuk është hequr nga puna. Heqja e tij nga grupi i ëhats app lidhej vetem me faktin që ishte drejtor. Aty janë të gjithë ata që kanë punuar më parë, Elona Meçe, Silvi Bardhi e të tjerë”.