Deputeti Gazment Bardhi i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story nga Sokol Balla në Top Channel zbuloi bisedën me Sali Berishën.
“S’ka asnjë litar të lënë jashtë. Biseda me Berishën është e regjistruar në zyrën time për të qenë transparent me deputetët e tjerë. Berisha në zyrë tha dy gjëra: Njoh realitetin e ri ligjor, por mbështes vendimin e zotit Alibeaj. Berisha ra dakord me ankiminin e bërë dhe tha se vendimi i gjykatës duhet respektuar.”-u shpreh Bardhi
“Berisha u ka kërkuar deputetëve të shkarkojnë Alibeajn. I vetmi gabim i Alibeaj është që u qëndron stoik vendimeve të tij. Pas dy emrave që u shpallën “non grata” ra heshtja në dy vende tek selia e PS-së dhe në PD, sepse ka një kompleks prej Berishës. Zyra e shtypit e PD-së shpërndan lajme kundër Sekretarit amerikan të shtetit. Berishës kur i intereson bëhet zëdhënës i Soros dhe armik për çështje që i interesojnë.”- shtoi ai.