Madonna i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj, Ahlamalik Williams. Dyshja kishin dy vite së bashku dhe mësohet se lajmin e ndarjes e ka bërë të ditur vetë Madonna, në një rrëfim për miqtë e saj. Këngëtarja mësohet t’i ketë thënë miqve se gjërat nuk po funksiononin kohët e fundit me balerinin.
Çifti që ka 35 vite diferencë, filloi të takohej në vitin 2019 dhe Madonna postonte në rrjetet sociale foto e video pafund me partnerin e ri.
“Madonna është futur në një jetë të ngarkuar shoqërore dhe është takuar me miqtë dhe familjen e saj pas ndarjes. Ajo ka një orar të ngjeshur, duke punuar me biografinë e saj të ardhshme, muzikën e re dhe duke u kujdesur për familjen e saj”, ka thënë një burim, shkruan “The Sun”. Burimi ka shtuar më pas se mes Madonna-s dhe Ahlamalik ka “shumë dashuri por për momentin kanë vendosur që të ndahen”.
“Ata janë ende në marrëdhënie të mira dhe nuk ka ndjenja të këqija, por ata janë në vende të ndryshme me jetën e tyre. Ata kaluan muaj së bashku në turne dhe në lockdown, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj. Të dy duke punuar në projekte të ndryshme, ishte e vështirë që të mbanin ndezur romancën e tyre”, përfundoi burimi.