Ministri Damian Gjiknuri ka hapur fjalimin në pjesën e dytë të Kongresit të Partisë Socialiste. Gjiknuri tha se ardhmja me PS është më e sigurt, ndërsa kritikuesve që thonë se si është e mundur që kjo forcë politike të dalë më e fortë, u thotë se mjafton të kultivosh kulturën e debatit.

“Nën drejtimin e PS e ardhmja është më e sigurt, kem i pasur gabime e dështime por ajo që ka rëndësi është vullneti dhe kurajo për të vazhduar përpara. Disa syresh tek shohin shkërmoqjen e kundërshtarëve, thonë si ka mundësi që PS ka dalë më e fortë dhe më e ripertërishme? Është shumë e thjeshtë të nderuar cinikë dhe skeptikë, mjafton të kultivosh si bimët kulturën e debatit, dhe respektimin e ideve, është të preferosh lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron, dhe të kuptosh që fuqia e pushtetit, nxjerr në pah vlerat dhe dobësitë, këtu merr përgjigja dhe pse jemi më të votuarit”, u shpreh ministri.

“Të gjithë bashkë jemi zgjedhja e vetme, por edhe e vetmja zgjidhje për Shqipërinë. E kemi nisur me kurajo nga zero. Dimë të jemi pozitë konstruktive dhe bëmë bashkë pjekurinë dhe vitalitetin. besuam kur shumëkush na shihte me mosbesim. kemi nevojë të vetme Shqipërinë dhe Shqipëria nevojë për këtë ndjenjë. Ndërtuam shtetin formues. U kthyem në burim besimi, sigurie, garancie, reformator. Trinomi aspak i shenjë që nisi me tërmetin e 2019 dhe vazhdoi me pandeminë dhe po vazhdon me botën, këto janë sprova të mëdha me të cilat jemi në ballafaqim. Ne sot mund të identifikojmë nevojën për sukses dhe akses. Ne synojmë ta bëjmë organizatën tonë politike një shtëpi të hapur, për këdo që të afrohet me ne dhe jo të sillet një agjent transaksional. Sfidat e së ardhmes që na presin, duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme lokale, diktojnë rregullat. Këtij qëllimi i shërben dhe statuti i përmirësuar.

Qenia e gjatë në pushet sjell vetëkënaqësinë, por dhe vetëndryshimin nga brenda. Dje është koha që të riaktivizohemi në territorin e Shqipërisë, edhe në organizatën më të largët socialiste. Edhe vendimmarrja e sotme i hap rrugën procesit të rinovimit të PS, deri te organizata bazë. është struktura e re organizative, që i shërben qëllimit që të bëjë PS një parti moderne dhe në struktura, për t’u vetëkorrigjuar. Mandati i tretë qeverisës duhet përkthyer në më shumë punë. Duhet të reflektohen politikat tona qeverisëse. PS ka ditur të jetë forca politike më e hapur për gratë, kabineti është kthyer në model mbështetës dhe progres për vajzat dhe gratë. Është momenti që në gjithë organizatat socialiste gratë dhe vajzat të kenë të njëjtën peshë dhe barrë. Afrimi i të rinjve në politikë është një garanci për të ardhmen në politikë. Zhgënjimi i shumë njerëzve dhe të rinjve duhet të na bëjë dhe ne te reflektojmë, por cinizmi i shprehur në rrjetet sociale nuk i ndihmon të rinjtë, ndaj ata duhet të marrin vetë fatin e tyre në dorë. PS ka qenë e hapur dhe do vazhdojë të jetë për ta. Bëj thirrje të gjithë të rinjve, popullojeni sa më shumë PS duke qënë brenda keni më shumë mundësi ta ndryshoni”, tha ai.