Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka prekur sërish temën e Paketës së Rezistencës duke iu kundër përgjigjur edhe deputetit të PD, Saimir Koreshi.
Balluku u shpreh se nuk mund të bëhet humor me 30 mijë lekshin dhe se qeveria me Paketen e Rezistencën po mbron knsumatoret.
Ju keni bërë privatizime shkatërruese për sistemin e energjisë. Paketa e Rezistencës nuk është rritje ekonomike, por kompensim i shportës nga rritja e ccmimeve. Që të bëhet humor me 30 mijë lekëshin nuk është rasti dhe nuk pashë të qeshnin kolegët tuaj. Ccmimet nuk kanë shkuar në stratosferë në vend. Në tregun ndërkombëtar ndoshta po. Prandaj kjo Paketë është një mburojë. Duhet të themi edhe disa lajme të mira. Teksa thonit po vdes kaskada, do të ketë 280 metra nivel në Fierzë.