Ekipi i Francës ka mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar në hetimet e krimeve të luftës.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori francez në Ukrainë, i cili ka shpërndarë foton e ekipit të Francës që ka mbërritur në Lviv. Në një deklaratë, Etienne de Poncins tha: “Të parët që ofruan një ndihmë të tillë. Ata do të fillojnë punën nesër.”
Rikujtojmë se gjatë javës së kaluar, prokurori i antiterrorit në Francë hapi tre hetime mbi krimet e luftës në Ukrainë, lidhur me aktet kundër shtetasve francezë në vend që nga pushtimi i Rusisë.
Në një deklaratë, prokurori tha se po hetonte krimet e mundshme të kryera në qytetet ukrainase të Mariupol, Gostomel dhe Chernihiv midis 24 shkurtit dhe 16 marsit.