Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Astrit Hado, mbajti fjalën e tij në eventin për mbylljen e sporteleve fizike dhe shërbimet që kalojnë online në këtë institucion.
Hado tha se:” Duke filluar nga data 1 maj, të gjithë shërbimet që ofron Instituti i Sigurimeve do të kalojnë online, kjo falë këtij testi dhe praktike që kemi kaluar gjatë këtyre dy viteve të fundit. Vetëm gjatë vitit 2021 shërbimet që ofrohen janë bërë 236 mijë aplikime online të të gjitha llojeve, duke filluar nga dhënia e vërtetimeve për periudhat e sigurimeve apo punësimit dhe të gjithë llojeve të pensioneve. Një ndihmesë shumë e madhe në këtë proces ka qenë edhe përdorimi nga ana e punonjësve të sistemit qendror elektronik të dokumenteve të nënshkruar me shkrim elektronik.”
“Janë mijëra dokumente që janë marrë nga punonjësit e sigurimeve shoqërore, duke kursyer kështu kohë, energji dhe sorollatje e kotë.
I gjithë personeli që deri në datën 30 ka qenë në sportele, që nga 1 maji do të bëhen pjesë e një strukture që do të asistojë qytetarët, duke u thjeshtuar punën në aplikimin e shërbimeve online“ u shpreh ai.