Zlatan Ibrahimovic nuk dëshiron të ndalojë së luajturi futboll. Topi bëhet mjeti me të cilin ai shpjegon edhe se do kur do të vendosë të dalë në “pension”. Po, jepini një top suedezit të Milanit dhe ai do të bëjë (përsëri) atë që do.
Në Twitter, Ibra luan një lojë dhe përmes kësaj, përveçse tregon shumë saktësi me topin, iu dërgon një mesazh drejtuesve dhe tifozëve: “Unë vendos se kur do të ndalem”. Zlatan Ibrahimovic poston një video të shkurtër në Twitter. Aty shfaqet në fushë me shumë topa për t’i goditur. Ato janë të gjithë të bardhë, përveç njërit, i cili është i verdhë. Mesazhi është: “Unë vendos se kur të ndalem, si dhe vendos që topi i verdhë të të godasë”.
Me përpikëri, pas nja dy goditjesh të topave të bardhë, vjen ai i verdhi dhe përfiton plotësisht nga kamera. Lojë e suksesshme; saktësi e madhe, siç thamë, për sulmuesin e Milanit që nuk heq dorë, pavarësisht nga 40 vitet mbi supe dhe lëndimet që së fundi po e mundojnë gjithnjë e më shumë. Postimi në Twitter shtyn datën e tërheqjes së mundshme të Ibrës nga futbolli. Në moshën 40-vjeçare, Ibrahimovic ka një kontratë që i skadon këtë qershor me Milanin. A do të qëndrojë ai me kuqezinjtë? Me siguri nuk do “t’i varë këpucët në gozhdë”, siç përflitet. Ai aktualisht është i ndaluar për shkak të mbingarkesës në gjurin e majtë.
Ka munguar ndaj Torinos dhe Genoa, si dhe në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë kundër Interit. Duket i vështirë rikuperimi për Lazion, ndoshta do të rikthehet ndaj Fiorentinës. Në klub po reflektojmë se çfarë të bëjnë me suedezin, pikërisht sepse këtë sezon ishte më shumë jashtë fushës sesa brenda drejtkëndëshit të gjelbër. Paolo Maldini ka bërë të ditur se zgjedhja do të jetë e Ibrahimovic, Milani mund të mendojë gjithashtu t’i ofrojë një pozicion si drejtues. Me “InvestCorp” në sfond për blerjen e “Djallit”, është e parakohshme të bësh ndonjë parashikim për të ardhmen e Ibrës.