Në shifra në të vërtetë jemi barazim me Danimarkën dhe Suedinë por sa është në realitet kjo gjë. Kjo është qeveria me më shumë gra se të gjitha po se sa pushtet kanë është gjë tjetër. Politikisht më mirë një burrë që lufton për të drejtat e grave sesa një grua që bën sikur vendos. Është tjetër puna dhe tjetër pushteti. Kjo është një ndër gjërat e rëndësishme.
Vetë demokracia jonë sot nuk është e tillë se po të ishte do të kishim një vendimmarrje gjithëpërfshirëse. Ka shumë pak burra që marrin lejen e lindjes, jo vetëm në Shqipëri dhe barra kryesore i bie gruas.
Gruaja është target më i vështirë për tu kapur nga element ii korrupsionit për shkak të përgjegjshmërisë. Një nga gabimet e mia ka qenë dëshira për të qenë e pavarur politikisht pasi dëshira ime ishte si një lloj etjeje. Meta edhe kur të vdes, do ma përmende në dheun që do më hedhe tek varri.