Në shtëpinë e Inter-it po punohet për merkaton e verës dhe për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Për të blerë duhet shitur dhe janë plot 11 lojtarët zikaltër që mund të largohen pas këtij sezoni.

Është e paqartë e ardhmja e disa yjeve, si Stefan de Vrij, i cili mund të sakrifikohet për t’i krijuar vend në mbrojtje Bremer të Torino-s. Lautaro Martinez pëlqehet nga shumë klube europiane, me Tottenham-in dhe Atletico-n në krye të listës.
Më pas janë të gjithë lojtarët e tjerë që konsiderohen të sakrifikueshëm nga drejtuesit zikaltër, mes skadencave, elemente jashtë projektit të Inzaghi-t dhe të tjerë që konsiderohen të tepërt.

Sipas Tuttosport, plot 11 lojtarë mund të largohen nga Inter-i në merkaton e verës. Janë gjashtë lojtarët me kontratën që skadon më 30 qershor, plus Caicedo, i marrë në huazim në fundin e merkatos së janarit nga Genoa dhe që duket se do të kthehet te kuqeblutë. Janë të sigurt dy lamtumira, ato të Aleksandar Kolarov dhe Matias Vecino, ndërsa katër të tjerët me kontratën në skadencë mund të qëndrojnë të gjithë, edhe pse Marotta dhe Ausilio duan të rishikojnë rrogat, për t’i ulur, e dy lojtarëve në veçanti, Handanovic dhe Perisic.

Ranoçhia (1.3) dhe Cordaz (0.3) duhet të rinovojnë për një sezon tjetër me përafërsisht të njëjtat shifra. Inter do të kërkojë më pas të mbyllë para kohe marrëdhënien me dyshen Vidal dhe Sanchez, dhe duhen monitoruar edhe sitiata e Gagliardini-t dhe Dimarco-s (që mund të përfshihet në operacionin Bremer me Torino-n). Në fund, me transferimin e Onana, shkon drejt lamtumirës edhe Radu.