Një karrierë si futbollist e kaluar në xhiro nëpër botë, mes Brazilit, Europës, Gjirit Persik dhe Japonisë. Megjithatë, ka arritur të jetë në momentin e duhur në organikën e Seleçao-s në 2002-shin, ajo që ka fituar botërorin e fundit brazilian falë golave të Fenomenit.

Edhe pse karriera e tij nuk ka qenë edhe aq e paharrueshme, Edilson do të mund të krenohet gjithmonë për atë kupë, që vetëm pak lojtarë mund të thonë se e kanë fituar. Ndoshta është edhe për këtë që ish-futbollisti ka dhënë mendimin e tij për protagonistët e viteve të fundit në futboll: Leo Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

O NEY DHE LEO – Sport ka risjellë në vëmendje disa deklarata të brazilianit, që në atë botëror të fituar ka luajtur katër ndeshje dhe ka qenë shok reparti me Fenomenin, por edhe për Rivaldo-n dhe Ronaldinho-n. Aq sa mjafton për të sulmuar ata që me fanellën e Seleçao-s kanë dështuar në botëror dy herë.

“Kur isha në maksimumin e formës, isha më i mirë se Neymar. Dhe që ai të jetë më i mirë se unë duet të fitojë një botëror. Kam shumë personalitet”.

Shumë, duke marrë parasysh se Edilson e vë veten në një nivel me Messi-n. Madje, edhe kundër Pleshtit mund të krenohet se ka patur më shumë sukses në arenën ndërkombëtare: “Edhe ai duhet të fitojë një botëror për të thënë se është në lartësinë time”.

CR7 – Me pak fjalë, siguria nuk i mungon 50-vjeçarit, i cili i ka varur këpucët në gozhdë prej 10 vitesh tashmë. Edilson nuk ka harruar as alienin tjetër të botës së futbollit, Cristiano Ronaldo-s. “Është vetëm forcë, gjuan vazhdimisht nga të gjitha pozicionet. Jam më i fortë uën se ai”.

Ndoshta, por Topat e Artë e 13 viteve të fundit mund të kenë diçka për të thënë. Megjithatë, kjo është e bukura e futbollit. Secili ka një mendim të vetin, sado absurd që mund të jetë…