Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Why Not”, ku u pyet rreth surprizave për Donaldin gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme.

Ai tha se surprizat kishin si qëllim të motivonin Donaldin, sepse sipas tij ai po shtrydhej brenda “Big Brother VIP” dhe ishte në depresion. Megjithatë, Anaidi shtoi se surprizat nuk dhanë asnjë rezultat, madje rezultuan që “Top Channel” t’i përjashtonte pasi se ishte e ndaluar të bëhej diçka e tillë pa dijeninë e produksionit.

“Ne e bëmë që t’i bënim të kuptonin diçka sepse duke qenë se dhe unë kam qenë pjesë e lojës aty dhe po mendoja se po shtrydhej pak si shumë ai djalë kaloi në një fazë që njerëzit nuk e kuptonin por ishte në një depresion të lehtë sa që po mendonte të largohej dhe ta linte.

Dhe i dërguam një lloj sinjali i cili përveç se nuk ka dha asnjë ‘feedback’ pasi dhe unë se kam takuar akoma Donaldin që kur ka dalur nga shtëpia por prej asaj kemi marrë dhe ‘ban’ nga institucioni ku zhvillohej dhe “spektakli i psikiatrisë” sepse asht e quaj”, tha ai.