Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Jeto me Orën” dhe ka folur për marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun.
Së fundmi, Rudina ka pasur gjithashtu edhe premierën e filmit të saj “Dashuri dhe Turbulenca”. Duke marrë shkas nga titulli i filmit, ajo u pyet nëse në dashurinë e saj me Mark Frrokun ka turbulenca.
Aktorja tha se “ka turbulenca të lehta” dhe se është shumë e lumtur që diskutimet e saj dhe Frrokut shkojnë vetëm në debate. Por, ajo ka zbuluar edhe bisedën e fundit që ka zhvilluar me partnerin e saj. Ajo tregoi një mënyrë se si ia shpreh dashurinë ish-deputetit.
“Patjetër që ka turbulenca, turbulenca shumë të lehta do thoja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë dhe shumë krenare, sepse diskutimet tona shkojnë maksimumi në debate. Në fillimet tona… të lexoj çfarë i kam thënë sot Markut. Unë gjatë gjithë kohës bëj shumë shaka me Markun sepse dua ta kujtoj gjatë ditës, por nuk e bezdis ndonjëherë, as ai mua, me këtë ‘alo ça po bën’. Më duken shumë klishe. Dhe për t’i thënë në një farë mënyre tjetër që e dua i thashë: ‘Zemër ka raste që mendoj se nuk do të të lë asnjëherë dhe frikësohem. Se sikur po më ndryshon karakteri.’”
“Hahaha”-thotë, “Po si i ke këto medime zemër. Ti vetëm me mua se s’ka si bëhet ndryshe”– tregoi ajo.