Ish-bashkëshortja e Stresit, Keisi është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave pas një artikulli ku shkruhej se ajo punon kamariere në një club në Toronto. Panorama Plus publikoi disa foto, ku Kejsi shfaqej duke punuar përkrah kolegeve të saj, duke mbajtur në duar edhe porositë e radhës.
Fillimisht pas këtij lajmi reagoi Stresi, i cili ka vlerësuar Kejsin, si një vajzë punëtore që gjithmonë nuk pranonte asnjë cent nga askush.
“Të paktën punonte dhe ja dilte më së miri, ka lezet. Ka ekonominë e vet, gjithmonë kështu ka qenë, vajzë që s’pranonte asnjë cent nga askush. Vajzë e ndershme, e edukuar, jo po si shumica e vajzave ne Shqipëri që shkojnë me moshën e babes tim s’kanë pikë karakteri. Lum Kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar”, shkruan Stresi në komentin e tij.
Pas tij, ka ardhur dhe reagimi i Keisit, e cila ka vendosur të flasë përmes postimeve në Instastory.
“Pas një periudhe shumë të gjatë larg Shqipërisë, vazhdojnë portale dhe shkrime… normalisht nuk do komentoja sepse unë s’e kam konsideruar kurrë veten VIP e jo më tani që jam totalisht e shkëputur, por këtë herë do flas. Unë kam punuar që 18 vjeç. Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjer turp. Punoj 5 ditët e javës në bankë dhe pasi mbaroj aty punoj dhe në lounge. Kam qenë vetë ajo që kam postuar, nuk më keni kapur gjë mat apo në turp. Jam shumë krenare madje sepse nuk jam shtirur kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim qoftë në darka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër.
Haptaz e kam treguar vendin e punës. Vijnë shumë shqiptar këtu dhe më takojnë dhe flas me to si një njeri normal. Madje për shqiptarët në Toronto jeni të mirëpritur. Jap gjithë këtë shpjegim sepse është turp ta konsideroni punën ulje dhe më vjen gjynah, sepse i bie nëse një femër në Shqipëri punon ju do e ulni, epo atëherë çfarë zgjidhje ju jepni femrës?
Përtej kësaj dua ta bëj dhe shumë të qartë që unë dhe Arkimedi do ruajë përjetësisht një respekt shumë të madh për njëri-tjetrin. Gjithmonë më ka mbështetur dhe do e mbështes. Lërini llafet se jam në anë tjetër të botës edhe merreni kot me budalliqe”, shkruan Keisi.