Revista “Forbes”, si zakonisht ka përpiluar renditjen e njerëzve më të pasur në botë. Në renditje janë edhe pronarët e klubeve italiane të futbollit. Në “top 10” megjithatë mungon De Laurentiis, presidenti i Napolit.
Bien ë sy se ndër pronarët e ekipeve të futbollit në Itali, më i pasuri i përket Serie A. Rocco Commisso, presidenti italo-amerikan i Fiorentinës, i cili, sipas “Bloomberg Billionaire Index” ka asete të vlerësuara prej 9.05 miliardë dollarësh, falë veçanërisht kompanisë së telekomunikacionit “Mediacom”, e cila reklamohet në bluzat e klubit vjollcë, ka zbritur në vendin e tretë në këtë klasifikim.
Familja “Zhang”, e cila kontrollon Interin, nuk figuron në dhjetë më të “krimburit” me para; ndërsa i dyti e sheh veten Silvio Berlusconi. Kush ka menduar se presidenca e Juves është afër kreut, do të zhgënjehet nga ky klasifikim, në të cilin do të gjeni jo pak emra të panjohur për publikun e gjerë sportiv.
Ja dhjetë presidentët më të pasur të klubeve të futbollit në Itali:
1. Robert dhe Mihael Hartono (Como) – 45.5 miliardë dollarë
2. Silvio Berlusconi (Monza) – 7.1 miliardë dollarë
3. Rocco Commisso (Fiorentina) – 6.1 miliardë dollarë
4. Joey Saputo (Bologna) – 4.8 miliardë dollarë
5. Dan Friedkin (Roma) – 4.3 miliardë dollarë
6. Paul Singer (Milani) – 4.3 miliardë dollarë
7. Marco dhe Veronica Squinzi dhe Simona Giorgetta (Sassuolo) – 3.9 miliardë dollarë
8. Renzo Rosso (Vicenza) – 3.5 miliardë dollarë
9. John Elkann (Juventus) – 2.1 miliardë dollarë
10. Antonio Percassi (Atalanta) – 1.4 miliardë dollarë