Britania është mbështetësja më e madhe e Ukrainës në luftën e saj ndaj Rusisë duke dërguar vazhdimisht armatime për trupat e Kievit.

Daily Mail shkruan këtë të premte se Britania e Madhe do t’i dërgojë Ukrainës dronë “kamikazë” për të luftuar pushtimin rus. Këta dronë godasin objektivin duke u shkatërruar edhe vetë.

Por jo vetëm kaq, Britania e Madhe po mendon të dërgojë një ngarkesë tjetër me sisteme kundërajrore dhe raketa që mund të përdoren kundër flotës ruse në Detin e Zi.

Kjo lëvizje e Britanisë së Madhe vjen pasi liderët e Perëndimit ranë dakord për të rritur mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës, duke përfshirë edhe automjetet e blinduara dhe artilerinë e rëndë.