Në orën 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madridi do të presë Chelsea në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League. Një javë më parë, të bardhët fituan 3-1 në “Stamford Bridge”, duke mposhtur kampionët në fuqi të Evropës falë një “hat-trick” të Benzema.
Sulmuesi francez është në top-formë, teksa kishte shënuar tregolësh edhe ndaj PSG, në eliminimin e këtij të fundit në 16-she. Golat jashtë fushe që nga ky sezon nuk vlejnë më dyfish, kështu që skuadrës së Tuchel do t’i duhej vetëm të fitonte me dy gola epërsi për ta çuar ndeshjen e sotme në kohën shtesë.
Britanikët do të luajnë për herë të parë në “Santiago Bernabeu”. Ndonëse dy skuadrat u përballën sezonin e kaluar në gjysmëfinale, në fakt Real Madridi po luante në “Valdebebas” për shkak të punimeve të rinovimit në objektin madhor të klubi madrilen.
Ndërkohë, në konferencën për shtyp, Tuchelit luajti me letra të hapura, duke pranuar se kishte pak shanse për të rrëmbyer kualifikimin në gjysmëfinale. Ekziston edhe një fakt, që nuk paralajmëron mirë për blutë e Londrës.
Real Madridi, në fakt e ka kaluar raundin në nëntë nga 10 rastet e mëparshme, në të cilat fitoi ndeshjen e parë në fazën e eliminimit direkt të Champions League. Eliminimi i vetëm i “Los Blancos” erdhi kundër Ajax në sezonin 2018-2019 (2-1 jashtë, 1-4 në shtëpi).
Ja formacionet e mundshme:
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Nacho, Alaba, F. Mendy; Modric, Casemiro, Kross; F. Valverde, Benzema, Vinicius. J. Trajner: Carlo Ancelotti.
CHELSEA (3-4-2-1): E. Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rüdiger; R. James, Kovacic, Kanté, M. Alonso; Ziyech, Mount; Havertz. Trajner: Thomas Tuchel.